Sot, Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon një rast të rëndë të mashtrimit të opinionit publik dhe dyshimit serioz për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Muhamet Elmazi.
Dokumentet dhe komunikimet zyrtare tregojnë se në Saraj janë kryer aktivitete publike pa kontratë aktive, ndërkohë që qytetarëve u është prezantuar propaganda se gjithçka po bëhet ligjërisht.
Faktet kryesore:
Më 2, 3 dhe 10 janar, Kryetari i Komunës në faqen e tij zyrtare lavdërohet për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Më 8 janar, Komuna shpall fituesin e tenderit, që tregon se procedura ende nuk kishte përfunduar.
Kjo tregon një paradoks: si mund të jenë kryer punimet në terren kur tenderi nuk kishte përfunduar dhe nuk kishte kontratë aktive?
Sipas informacioneve publike, punimet janë kryer nga kompania që më vonë fitoi tenderin, duke ngritur dyshime për tender të paracaktuar dhe keqpërdorim detyre. Gjithashtu, nuk ka furnizim zyrtar me kripë, çka shton pyetjen: kush e siguroi dhe pagoi materialin?
