Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar procesin e konsolidimit të brendshëm duke emëruar tre kryetarë të rinj të degëve partiake. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka emëruar Butrint Selën kryetar të Degës në Dibër, Muharrem Asanin në Butel dhe Arkin Jahijin në Bërvenicë.
Këto emërime janë pjesë e pakos së dytë të riorganizimit brenda një jave, pas emërimeve të mëhershme në degët e Tetovës, Gostivarit, Strugës, Kumanovës dhe Çairit. Nga BDI theksojnë se procesi i riorganizimit synon fuqizimin e strukturave në terren dhe përfaqësimin më të mirë të qytetarëve.
