Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot – ditën e parë të vizitës në Maqedoni, do ta nis me vizitë në Komunën e Çairit.
Vizita do të nisë në ora 12:30 me pritje solemne në objektin e komunës, ku Presidenti Begaj do të mirëpritet nga kryetari Izet Mexhiti dhe do të zhvillohet një takim institucional. Në vijim, delegacioni, i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga kryetari i Komunës së Çairit, do të zhvendoset te Xhamia Mustafa Pasha.
Më pas do të vazhdohet në zonën e Çarshisë së Vjetër, ku do të zhvillohet ecje ceremoniale drejt bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në ora 13:30 do të organizohet vendosja solemne e luleve, e shoqëruar me interpretimin e himnit kombëtar dhe program artistik nga Ansambli Shtetëror.
