BEKIM BERISHA: PORTAL ME MENTALITET SERVILËSH!
Bekim Berisha ka reaguar ashpër ndaj një raportimi mediatik të publikuar nga portali Ora 24, duke e cilësuar atë si shembull tipik të një qasjeje servile dhe të nënshtruar në paraqitjen e realitetit.
“Portal me mentalitet servilësh. Edhe pse në lajm i përmend vendbanimet shqiptare të parat, megjithatë në video shfaqet vendbanimi maqedonas lartë, ndërsa vendbanimi shqiptar poshtë. Ashtu, sepse në mendjen e tyre, maqedonasit i shohin lartë, ndërsa veten të nënshtruar”, shkruan Berisha.
Sipas tij, kjo nuk është rastësi, por një qasje e qëllimshme që ushqen stereotipe dhe i shërben një narrative të dëmshme. Ai thekson se për t’ua ushqyer egon “zotërinjve” të tyre maqedonas, portali zgjedh që vendbanimet shqiptare t’i paraqesë pikërisht ashtu siç duan të na shohin të tjerët, duke forcuar edhe më shumë paragjykimet ekzistuese.
“Portal idiot! Portal servil! Portal pakurrizor!”, përfundon reagimin e tij Berisha, duke kërkuar më shumë barazi, dinjitet dhe profesionalizëm në përfaqësimin mediatik të komuniteteve.
