BIRN: I dyshuari për 5 tonë marihuanë, bashkëpronar i kompanisë së kanabisit në Maqedoni

BIRN zbulon se Aleksandar Mijajloviq, i dyshuari kryesor për organizimin e kontrabandës së pesë tonëve marihuanë nga Maqedonia drejt Serbisë, është bashkëpronar i kompanisë “Green Life” nga Vallandova, e licencuar për prodhimin e kanabisit mjekësor. Ai lidhet edhe me kompaninë “Alfafarm” nga Shkupi, e cila është në fokus të hetimeve në të dyja shtetet.

Sipas hetimeve serbe, grupi i dyshuar ka organizuar furnizimin e drogës në Maqedoni, transportin drejt Krushevcit dhe shpërndarjen e saj në Beograd. Në Serbi janë arrestuar disa persona, ndërsa Mijajloviq është në arrati. Hetimet kanë zbuluar lidhje biznesi dhe pronësore mes personave të përfshirë, si dhe ndryshime të dyshimta në strukturën pronësore të “Alfafarm” para aksionit policor.

Ndërkohë, në Maqedoni janë sekuestruar rreth 40 tonë marihuanë nga disa kompani, ndërsa Prokuroritë e të dy vendeve po bashkëpunojnë për të sqaruar origjinën e drogës dhe mënyrën se si sasi të mëdha kanë kaluar kufirin. Rasti ka nxitur edhe përplasje politike, me akuza dhe kundërakuza mes pushtetit dhe opozitës.

Back To Top