Blerim Bexheti largohet nga posti i koordinatorit të GP të BDI-së: “U tërhoqëm vetë, nuk na shkarkuan”
Blerim Bexheti nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka konfirmuar për TV21 se nuk do të vazhdojë më detyrën e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së. Siç sqaron ai, ndryshimi nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë shkarkimi, por pas vendimit të tij personal për t’u tërhequr nga kjo pozitë.
I pyetur nëse largimi lidhet me rezultatin e dobët në Saraj, Bexheti tha se vendimi është marrë për t’u dhënë më shumë hapësirë figurave të reja brenda partisë, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë aktiv në kuadër të BDI-së.
