Blerim Sejdiu i përgjigjet ashpër Afrim Gashit dhe Arben Fetahut: “Kush e trajton VLEN-in si mjet për poste, le ta dijë – aty s’ka vend për të!”

Reagimet dhe përplasjet brenda skenës politike shqiptare po thellohen. Blerim Sejdiu ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të Afrim Gashit dhe Arben Fetahut, duke dërguar një mesazh të prerë lidhur me qëllimin dhe misionin e VLEN-it.

Sipas Sejdiut, VLEN nuk është krijuar për ambicie personale apo për pazare politike, por si një platformë që synon përfaqësim të denjë dhe ndryshim të vërtetë. Ai theksoi se kushdo që e sheh këtë organizim si trampolinë për poste apo si mjet për përfitime individuale, “gabojnë adresë”.

“Kush e trajton VLEN-in si mjet për poste, le ta dijë – aty s’ka vend për të!”, është shprehur Sejdiu, duke lënë të kuptohet se brenda subjektit nuk do të tolerohen qasje që, sipas tij, devijojnë nga parimet themelore.

Back To Top