Bujar Osmani viziton AKV “Ibe Palikuqi”: Mbështetja për artin dhe trashëgiminë kulturore, prioritet i agjendës sonë

Sot, Bujar Osmani, bashkë me aktivin e AKI-së, zhvilloi një vizitë pranë Ansamblit Kulturor dhe Artistik “Ibe Palikuqi” në Maqedoninë e Veriut – një emër i njohur dhe i nderuar në ruajtjen dhe promovimin e folklorit shqiptar për dekada me radhë.

Gjatë takimit me anëtarët e ansamblit, Osmani vlerësoi përkushtimin e tyre të palëkundur për të mbajtur gjallë shpirtin e muzikës dhe valles popullore, duke theksuar se “Ibe Palikuqi” është shembull frymëzimi për brezat e rinj dhe një model se si tradita mund të kthehet në urë lidhëse ndërbreznore.

“Kultivimi i artit dhe trashëgimisë sonë kulturore nuk është vetëm nevojë shpirtërore, por edhe detyrë kombëtare. Organizatat si ‘Ibe Palikuqi’ janë pasuri e gjallë që duhet mbështetur, forcuar dhe promovuar,” u shpreh Osmani.

Ai siguroi se në agjendën politike dhe programin e tij, mbështetja për organizatat kulturore dhe ansamblet artistike do të ketë vend të veçantë, me qëllim ruajtjen e identitetit dhe forcimin e lidhjeve tona shpirtërore dhe kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top