Shqipja po shkilet, VLEN-i merret me grup ekspertësh
Shqipja vazhdon të mbetet e nëpërkëmbur në institucionet shtetërore, ndërsa në vend të zgjidhjeve konkrete, VLEN-i po “prodhojnë” grupe ekspertësh. Në emisionin “n’Podium” për Ora24.tv, një nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, pranoi se çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ende nuk ka zgjidhje, duke u arsyetuar me formimin e një grupi pune…
