Kasami për provimin e jurisprudencës në shqip: Nuk bëjmë zhurmë, garantojmë se do e zgjidhim

Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami garantoi se do ta zgjidhin çështjen e provimit të jurisprudencës që të mbahet edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase, shkruan Portalb.mk. Kasami tha se janë në bisedime në qeveri për këtë problematikë të ngritur nga studentët, që siç tha ta zgjidhin. “Nuk është që bëjmë zhurmë apo…

Lexo më shumë

BEKIM BERISHA: PORTAL ME MENTALITET SERVILËSH!

Bekim Berisha ka reaguar ashpër ndaj një raportimi mediatik të publikuar nga portali Ora 24, duke e cilësuar atë si shembull tipik të një qasjeje servile dhe të nënshtruar në paraqitjen e realitetit. “Portal me mentalitet servilësh. Edhe pse në lajm i përmend vendbanimet shqiptare të parat, megjithatë në video shfaqet vendbanimi maqedonas lartë, ndërsa…

Lexo më shumë

VLEN flet për BE me eurodeputetë, Mickoski flet për “JO” – kush po e udhëheq realisht procesin?

Ndërsa përfaqësuesit e VLEN-it zhvillojnë takime me eurodeputetë dhe flasin për perspektivën evropiane të vendit, realiteti politik në Shkup tregon një tablo krejt tjetër. Kryeministri Hristijan Mickoski ka qenë i prerë në Parlament: “Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese derisa jam unë kryeministër.” Një deklaratë që praktikisht e mbyll derën për çdo hap konkret drejt…

Lexo më shumë

Filkovit nuk i bëhet vonë për peticionin: Provimi i jurisprudencës do mbahet vetëm në maqedonisht!

Agjencia e lajmeve INA ka siguruar dokumentin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë, i cili i jep fund shpresave të studentëve shqiptarë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Përmes kësaj përgjigjeje, Ministria që drejtohet nga Igor Filkovi i ZNAM-it, ka refuzuar zyrtarisht peticionin e studentëve të fakulteteve juridike, duke argumentuar se ky provim…

Lexo më shumë

Drejtori i burgut të Idrizovës: Ka dhunë, përdhunim, por edhe dashuri mes të burgosurve

I ftuar në emisionin “Kontrolli me Landov” ishte gjeneral majori Zoran Jovanovski-Çelik, drejtor i Burgut të Idrizovë. Ai foli hapur për kushtet e këqija në burg, megjithëse theksoi se ka pasur përmirësime të caktuara. Sipas tij, drejtoria ka kërkuar fonde nga autoritetet gjatë tre viteve të fundit, por pa hasur në mirëkuptim. “Çfarëdo që na…

Lexo më shumë

Osmani në Uashington: Rrezikohen marrëveshjet e paqes dhe perspektiva evropiane e RMV-së

Gjatë qëndrimit në Uashington, Osmani zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme në Capitol Hill me kongresmenë amerikanë, ku ngriti shqetësimin për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut dhe pasojat e tyre për stabilitetin e vendit dhe të rajonit. Në takimet me kongresistët Pete Sessions nga Teksasi, Claudia Tenney nga Nju Jorku – anëtare…

Lexo më shumë

Ambasadori Meidani: Gjithmonë kënaqësi takimi me Ali Ahmetin

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke e cilësuar atë si gjithmonë një kënaqësi dhe një mundësi për dialog të hapur.Në fokus të bisedës ishin sfidat aktuale politike, rruga evropiane e rajonit si dhe përgjegjësia institucionale ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë. Ambasadori…

Lexo më shumë

Bllokada dhe protesta të reja të qytetarëve për shkak të konfiskimit të automjeteve, MPB thotë se po ndërmerr masa

Zjarre, bllokada dhe protesta u mbajtën në disa qytete të vendit për shkak të konfiskimit të automjeteve nga persona pa leje drejtimi. Persona të prekur nga masa e sekuestrimit të automjeteve për drejtim pa dhënë provimin e vozitjes protestuan në Shtip, Koçan, Strumicë, Prilep, Manastir dhe Resnjë, për shkak të marrjes së automjeteve të tyre,…

Lexo më shumë

Osmani: Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut po rrezikon stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor

Në një fjalim të mbajtur në Capitol Hill, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, z. Bujar Osmani ngriti alarmin për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se përpjekjet për të minuar marrëveshjet që kanë garantuar stabilitetin në rajon përfshirë Marrëveshjen e Ohrit përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e përgjithshme. Osmani tha se sot…

Lexo më shumë

Nga tensioni te buzëqeshjet: Meidani dhe Kasami kthejnë miqësinë diplomatike

Pas një periudhe të shënuar nga tensione dhe komunikim i ftohtë, marrëdhëniet mes ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duket se kanë hyrë në një fazë të re. Takimi i fundit mes tyre është shoqëruar me buzëqeshje, gjuhë pozitive dhe mesazhe bashkëpunimi, duke sinjalizuar rikthimin e…

Lexo më shumë
Back To Top