Deputeti i Frontit Europian, Salih Murat, takohet me Presidentin Erdoğan në Pallatin Dolmabahçe

Në një takim të nivelit të lartë në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll, Deputeti i Frontit Europian, Salih Murati, u prit nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Ky takim u vlerësua si shumë i frytshëm dhe i dobishëm për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Murati falënderoi Presidentin Erdoğan për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi mundësinë për të diskutuar çështje të rëndësishme dypalëshe, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë Maqedoni–Turqi do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe diplomatik të të dyja vendeve.

Ky takim nënvizon angazhimin e Deputetit Murati për diplomaci aktive dhe përfaqësim të fuqishëm ndërkombëtar, duke theksuar rolin e Frontit Europian si një faktor stabil dhe konstruktiv në rajon. 🇲🇰🇹🇷

Back To Top