Deri sa sot përkujtojmë UÇK-në – Provokime të rënda ndëretnike në Tetovë: shfaqet mbishkrimi “Smrt za siptari” me simbol nxitës mbi shqiponjë
Vazhdojnë provokimet fyese dhe tejet të rënda me përmbajtje urrejtjeje ndëretnike në Tetovë. Së fundmi, në zemër të qytetit është shfaqur mbishkrimi “Smrt za siptari” (Vdekje për shqiptarët), ndërsa paralelisht në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku shihet një simbol nxitës, i lidhur me VMRO-DPMNE, ku një shpatë paraqitet duke i prerë kokën shqiponjës , simbol i ndjeshëm për shqiptarët
Ky akt po vlerësohet nga qytetarët si provokim i drejtpërdrejtë, i rrezikshëm dhe me potencial serioz për nxitje të urrejtjes ndëretnike, në një qytet me bashkëjetesë të ndjeshme dhe me histori të dhimbshme përplasjeje
Aktualisht, ende nuk ka informacione zyrtare për autorin apo autorët e këtij provokimi, ndërsa institucionet kompetente nuk kanë dalë me detaje shtesë informon
Rasti i sotëm në Tetovë nuk është i izoluar. Vetëm disa ditë më parë, një mbishkrim i ngjashëm “Vdekje për shqiptarët” ishte shfaqur edhe në stadiumin e fshatit Tearcë, çka dëshmon për një trend shqetësues të shtimit të incidenteve me përmbajtje të hapur urrejtjeje.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga organet e rendit dhe drejtësisë, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin e tyre, duke theksuar se akte të tilla nuk janë thjesht grafite apo simbole politike, por mesazhe të drejtpërdrejta nxitëse që rrezikojnë seriozisht sigurinë dhe harmoninë ndëretnike në Maqedonia e Veriut.
