Drilon Lleshi shpall kandidaturën për Këshillin Komunal të Dibrës nga AKI

Drilon Lleshi ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për anëtar të Këshillit Komunal të Dibrës nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI).

Ai ka theksuar se me përgjegjësi dhe dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e qytetit, synon të jetë zëri i qytetarëve në këshill. Lleshi falënderoi kryesinë e partisë për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke shtuar se qëllimi i tij është realizimi i projekteve konkrete për një Dibër më të pastër, më të rregullt dhe me më shumë mundësi për të gjithë.

“Bashkë për Dibrën – Bashkë për të ardhmen tonë,” është mesazhi me të cilin Lleshi fton qytetarët për mbështetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top