Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, priti sot hfz. AbdulQerim ef. Idrizin, një figurë të njohur dhe të respektuar të dijes, fesë dhe edukimit të brezave. Takimi u zhvillua në një atmosferë respekti dhe vlerësimi të ndërsjellë.
Gjatë takimit, u theksua roli i rëndësishëm i institucioneve fetare dhe i personaliteteve shpirtërore në kultivimin e vlerave njerëzore, morale dhe shoqërore. Hfz. AbdulQerim ef. Idrizi i uroi Kryetarit Abazi suksese në mandatin e tij, duke shprehur mbështetje dhe inkurajim për përgjegjësitë që ka marrë përsipër.
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e çmuar të hfz. AbdulQerim ef. Idrizit, duke i uruar shëndet, jetë të gjatë dhe vazhdimësi në misionin e tij fisnik.
