Filluan sërish provokimet mbishkrime fyese ndaj shqiptarëve në Shkup

Në një stacion autobusi në Shkup janë shfaqur sërish mbishkrime fyese dhe kërcënuese ndaj shqiptarëve, të nënshkruara me emrin e grupit të tifozëve “Komiti”. Në grafitet e shkruara thuhet se “nuk ka vend për shqiptarë as në qiell as në tokë”, duke përhapur gjuhë urrejtjeje dhe ndasi etnike.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë dënuar provokimet dhe kanë kërkuar që institucionet të ndërhyjnë për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët.

Këto veprime të papërgjegjshme po shihen si përpjekje për të tensionuar situatën ndëretnike dhe për të provokuar reagime në një periudhë të ndjeshme politike në vend.

Back To Top