“Fokus”: Mbështetës të Lëvizjes Besa kanë siguruar kontrata nga Komuna e Tetovës me një vlerë totale prej rreth 6 milionë eurosh

Revista “Fokus” ka publikuar një hulumtim nën titullin “‘Lugina e ujqërve’ e kryetarit tetovar”, ku pretendon për lidhje biznesi mes dajës së kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, dhe disa kompanive që kanë përfituar tenderë publikë.

Sipas raportimit, tre firma të lidhura me mbështetës të Lëvizjes Besa kanë siguruar kontrata nga Komuna e Tetovës me një vlerë totale prej rreth 6 milionë eurosh.

Zbulimi ngre pikëpyetje mbi transparencën e procedurave të prokurimit publik dhe mundësinë e konfliktit të interesit, ndërsa pritet reagimi i institucioneve dhe palëve të përmendura.

Back To Top