FOTO/ Studentët në Kumanovë dhe Likovë kërkojnë mbrojtjen e gjuhës shqipe

Zëri i studentëve shqiptarë po fuqizohet në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, ku kërkesat për mbrojtjen dhe avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe po artikulohen gjithnjë e më qartë.

Përmes mesazheve dhe mbishkrimeve publike, studentët kanë bërë thirrje për një zgjim më të madh shoqëror, duke theksuar se koha për reagim dhe angazhim konkret ka ardhur. Ata kërkojnë që çështja e gjuhës shqipe të trajtohet me seriozitet institucional dhe të mos mbetet vetëm në nivel deklarativ.

“Bashkimi dhe angazhimi janë çelësi për të kërkuar të drejtat tona legjitime,” shprehen studentët nga Komuna e Likovës dhe Kumanova, duke nënvizuar se vetëm përmes veprimit të përbashkët mund të arrihen ndryshime reale.

Back To Top