Saliu shkruan:
Erdhi edhe kjo ditë… Përfaqësuesit shqiptarë në ekzekutiv reagojnë nëpër rrjete sociale sikur analistë politikë.
A e dini pse? Sepse vetëm publikisht janë në ekzekutiv; në realitet janë totalisht “out”.
Reagoni aty ku është vendi, zotërinj: në seancë qeveritare, në seancë të Kuvendit.
Prit… një gjë nuk e kemi menduar mirë… Si të reagojnë si kryetarë të komunave?
Debakli i radhës: ligji për riorganizimin e strukturave të MPB-së… Riorganizim që do të na kthejë 20 vite prapa, e do të na duhen edhe 40 vite të tjera për t’i normalizuar gjërat.
