Fusha ndihmëse e përfunduar para zgjedhjeve lokale, por nuk përdoret nga fëmijët e akademisë së FC SHKUP -it, pasi në muajin mars pritet prerja e shiritit për herë të tretë!
Edhe pse fusha ndihmëse me bar artificial prapa golit të stadiumit të FC Shkupit ka qenë e përfunduar si projekt, ajo ende nuk është vënë në shfrytëzim nga akademia e futbollit FC Shkupi.
Sipas informacioneve, kryetar i komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhore e ka promovuar disa herë këtë projekt si arritje të tijën, ndonëse realizimi i tij ishte përfunduar gjatë mandatit të kryetarit në largim.
Burime nga komuniteti sportiv thonë se arsyeja pse fusha nuk është hapur për përdorim lidhet me synimin e kryetarit aktual që në pranverë të organizojë një tjetër ceremoni mediatike dhe të presë shiritin për herë të tretë, duke e paraqitur projektin si sukses të ri.
Ndërkohë, talentet e rinj dhe akademia e FC Shkupit vazhdojnë të presin përdorimin e një infrastrukture që tashmë ekziston, por që mbetet e bllokuar për arsye që kritikët i cilësojnë si marketing politik.
Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi përdorimin e projekteve publike për përfitime elektorale dhe mbi prioritetet reale të drejtuesve lokalë: zhvillimin e sportit apo promovimin personal?
