Gucati: Kemi kërkuar që të mos ketë kufitarë serbë në ditën e protestës në Shkup

OVL – UÇK ka bërë të gjitha përgatitjet për protestën që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, më 13 dhjetor, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka folur për tubimin, që çoi goxha zhurmë në Maqedoni të Veriut, duke u shprehur se mbajnë shpresë se kufiri do të jetë i hapur, e për çka kanë kërkuar që aty mos të jenë zyrtarët serbë.

Jo nuk besoj se edhe ata janë të vetëdijshëm që paqja duhet të mbizotërojë gjithkund. Ata si maqedonët e shqiptarët janë shtetformues. Maqedonia varet nga shqiptarët, të dy palët kanë formuar shtetin e Maqedonisë së Veriut, dhe nuk besoj që do të ketë as nga ana e tyre. Ata kanë marrë përsipër ta bëjnë sigurinë , por shpresoj që edhe kufiri do të jetë i hapur. Ashtu më kanë premtuar, kam pasë takime dhe telefonata. Kërkesa ime ka qenë që zyrtarët serbë të mos jenë në kufi të Maqedonisë. 

Më kanë premtuar por nuk është për t’iu besuar, sepse e dimë si është politika sllave. Por sido kudo na kanë premtuar se nuk do të ketë probleme. Unë kam bërë thirrje që jo me shku me autobus, sepse kufiri mund të jetë i bllokuar mund të ketë vonesa, besoj që gjithë vijnë me makina”,tha Gucati për EO.

Back To Top