Ilaz Leskovica : Disa po përpiqen ta rikthejnë kohën e komunizmit, por shqiptari nuk frikësohet!
Ilaz Leskovica ka reaguar pas një ftese për bisedë zyrtare në stacionin policor të Butelit, duke e cilësuar këtë si përpjekje për ta penguar fjalën e lirë dhe mendimin politik.
“Bashkëqytetarë të nderuar, gjatë ditës së sotme u ftova në një bisedë zyrtare në stacionin policor të Butelit. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se disa po përpiqen ta rikthejnë kohën e komunizmit, kohën kur shqiptarit i mohohej e drejta të mendonte e të fliste lirshëm,” tha Leskovica.
Ai theksoi se nuk do të frikësohet dhe se shqiptarët do të tregojnë forcën e tyre në zgjedhje:
“Shqiptari nuk frikësohet. Të dielën shqiptarët e dinë mirë për kë duhet të votojnë. Votoni numrin 17️⃣ — për një Shuto Orizare më të mirë,” përfundoi ai.
