Incident në Tetovë – “Vojvodët” sulmojnë të rinj shqiptarë

Një incident është shënuar sonte në qendër të Tetovës, ku një grup prej mbi 20 personash dyshohet se kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, gjatë incidentit ka pasur edhe përleshje fizike mes palëve. Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara nëse ka persona të lënduar dhe cili ka qenë motivi i përplasjes.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se edhe mbrëmjen e kaluar i njëjti grup dyshohet se ka sulmuar një të ri shqiptar. Kjo situatë po konsiderohet shqetësuese dhe pritet reagim nga institucionet për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të tensioneve.

Back To Top