Ish kryediplomati Bujar Osmani paralajmëron qëndrim njëjavor në Uashington DC. Por në çfarë cilësie?

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se do të qëndrojë një javë në Uashington DC, me fokus në dialog, vlera të përbashkëta dhe forcimin e lidhjeve transatlantike.

Megjithatë, Osmani nuk ka sqaruar në çfarë cilësie po zhvillon këtë vizitë, me ftesë të kujt ndodhet në SHBA dhe nëse po përfaqëson ndonjë institucion apo iniciativë konkrete.

Qëndrimi i tij në kryeqendrën amerikane vjen në një kohë paqartësish gjeopolitike, ndërsa mbetet e paqartë edhe roli aktual i ish-kryediplomatit në këto takime.

Back To Top