Izet Mexhiti në podkaste si “lider i madh”, qytetarët i përgjigjen: ske as ndikim as rezultat, komunën e ke nëkolaps

Në ditët e fundit, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i njohur me “ po vjen era shtet” dhe “ rini rahat” është shfaqur në disa podkaste dhe intervista duke folur për tema të mëdha politike, me një ton që krijon përshtypjen e një figure me ndikim në proceset kryesore në vend.

Por reagimi i qytetarëve në rrjetet sociale tregon një realitet tjetër.

Në komentet e shumta, qytetarët shprehin irritim dhe mosbesim ndaj këtij lloji paraqitjeje, duke theksuar se kryetari i Çairit nuk ka asnjë rol real në vendimmarrjet politike.

Sipas tyre, vendimet kryesore merren nga Mickovski e Stoilkovici ndërsa të përzgjedhurit e tyre shqiptarë në këtë përbërje janë jashtë proceseve.

Kjo është arsyeja pse, për shumë qytetarë, këto paraqitje duken të shkëputura nga realiteti.

Ndërkohë, situata në terren në Komunën e Çairit mbetet problematike.

Papastërtia, menaxhimi i dobët i mbeturinave, ndërtimet pa leje dhe kaosi urban janë shqetësime të përditshme për banorët.

Ky kontrast mes fjalëve të mëdha dhe problemeve konkrete ka shtuar pakënaqësinë.

Për qytetarët, prioritetet janë të qarta: më pak retorikë për tema ku nuk ka ndikim dhe më shumë angazhim për zgjidhjen e problemeve që i prekin çdo ditë.

Back To Top