Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimoski, dha dorëheqje pas pothuajse tetë vitesh ushtrim të funksionit. Para dy javësh, Policia Financiare ngriti kallëzim penal kundër tij për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, për shkak se nuk kishte vepruar në përputhje me Ligjin për Energjetikë dhe nuk ia kishte hequr me kohë licencën kompanisë “Triterol Petrol” Shkup, edhe pse ajo nuk i plotësonte kushtet për tregti me derivate të naftës. Bislimoski në atë kohë deklaroi se do t’u dorëzojë institucioneve kompetente të gjitha informacionet që posedon, për të dëshmuar se në procedurën për heqjen e licencës së kompanisë nuk është bërë asnjë shkelje e rregullativës ligjore.
