Kërçova Rreh Shqip – Mërgata Bashkohet për Vendlindjen!
Kërçova po tregon se dashuria për vendlindjen nuk njeh kufij! Mijëra kërçovarë nga mbarë bota po kthehen për të mbështetur qytetin e tyre.
Sipas aktivistit Faik Ademi, vetëm nga Zvicra janë konfirmuar mbi 2,500 mërgimtarë, nga Gjermania mbi 1,000, nga Italia rreth 500, ndërsa mijëra të tjerë po vijnë nga Austri, Amerika, Alaska e vende të tjera.
Ky bashkim i madh tregon se zemra e Kërçovës rreh shqip kudo. Kur thërret Kërçova — mërgata përgjigjet:
“Ne do të vijmë për Kërçovën, sa herë që ajo ka nevojë për ne!”
