Klubet sportive në Çair: 3.6 milionë denarë për klubin e punonjësit të Komunës, ZERO për kampionët

Pas konferencës për shtyp të sotme të BDI -së, ku u publikua se klubi sportiv i një punonjësi komunal ka përfituar 1.9 milionë denarë (rreth 60% e buxhetit sportiv), sot kanë dalë të dhëna të reja edhe më alarmante.

Sipas informatave të fundit nga vetë klubet sportive, për vitin 2025 rezulton se klubi sportiv i punonjësve të Komunës së Çairit ka marrë gjithsej 3.6 milionë denarë nga buxheti komunal.

Ndërkohë, klubet që kanë nxjerrë kampionë bote dhe sportistë elitarë nga Çairi kanë marrë:
0 denarë.

Pra, miliona për klubin e ushëheqësve të Komunës, ndërsa kampionët ,pa asnjë mbështetje.
Një vendim që ngre dyshime serioze për kriteret e ndarjes së parave publike dhe trajtimin e sportit në Çair.

Back To Top