Klubet sportive shprehin revoltën e tyre : Subvencionet apo ish vauçerëve sportiv këtë vit nuk janë realizuar!
Qeveria e kaluar kishte miratuar ligjin e ri që Qeveria të ndihmojë sportistët, klubet dhe Federatat sportive, duke transferuar të hollat drejtpërdrejtë në konton e subjeteve sportive, për të evituar keqpërdorimet. Të hollat fillimisht të paguhen në muajin mars, dhe këstin tjetër në muajin qershor ose korrik
Ministria e Sportit kishte njoftuar në muajin Maj se ka filluar disbursimi i këstit të parë të subvencioneve nga Qeveria dhe Ministria e Sportit për mbështetjen e sportit për vitin 2025, në vlerë prej 440 milionë denarësh.
Mjetet ishin shpërndarë për federatat sportive, klubet sportive, sportistët aktivë në sportet individuale, si dhe për persona të tjerë juridikë që posedojnë vendim për ushtrimin e veprimtarisë sportive (federata kombëtare sportive me përmbajtje komplekse dhe sporte me interes të veçantë), në përputhje me Kriteret për ndarjen e mjeteve, të përcaktuara me Ligjin për Sportin.
Kësti i dytë i subvencioneve ishte planifikuar për sportin për këtë sezon pritet të disbursohet në gusht të vitit 2025.
Nëse nuk realizohen mjetet deri të hënën me 15 dhjetor, ather pas mbylljes së thesarit të shtetit me siguri do të dështojë dhe realizomi i pjesës tjetër të subvencioneve për shkak mungesës së mjeteve financiare!
