Komuna e Çairit i tregon gishtin e mesëm qytetarëve dhe Prokurorisë

Pas dy lëndëve të rënda të hapura në Prokurorinë për Krim të Organizuar për ndërtimet pa leje në Çair, përgjigjja nga terreni është e qartë dhe fyese: ndërtimet vazhdojnë.

Jo vetëm që nuk janë ndalur, por sot po shohim absurdin e plotë: mbi një ndërtim ilegal po ndërtohet një tjetër ndërtim ilegal. Pa dokumente. Pa fletë pronësie. Pa frikë. Në mes të ditës.

Mesazhi që po dërgohet është brutal:
“Nuk mund të na bëni asgjë.”

As Prokuroria. As inspektoratet. As shteti. Askush.

Ndërsa qytetarët jetojnë mes betonit, rrezikut dhe kaosit urban, në Çair po ndërtohet bindja se ligji vlen vetëm për disa. Dy lëndë penale nuk ndalën asnjë kat. Mbi 6 ndërtesa të reja pa leje kan nisur në Çair.

Paradoksi ka kaluar çdo kufi: ndërtim pa leje mbi ndërtim pa leje, si demonstrim force, si provokim i hapur ndaj institucioneve dhe si përçmim ndaj qytetarëve që kërkojnë vetëm siguri dhe rend.

Komuna po flet qartë. Dhe po flet me gjuhën më arrogante të mundshme.

Back To Top