Deputeti Ilir Hasani mori pjesë në sesionin e fundit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke përfaqësuar Kosovën në një forum të rëndësishëm ndërkombëtar për sigurinë dhe stabilitetin euro-atlantik. Gjatë diskutimeve, Hasani theksoi angazhimin e vendit tonë për integrim në strukturat ndërkombëtare të sigurisë, forcimin e bashkëpunimit me aleatët dhe kontributin aktiv në parandalimin e kërcënimeve globale.
Ai nënvizoi se për Kosovën, stabiliteti dhe siguria janë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet për qytetarët, duke u angazhuar që politika e jashtme dhe iniciativat parlamentare të jenë në shërbim të interesit kombëtar. Ky aktivitet konfirmon vendosmërinë e Kosovës për të qenë një partner i besueshëm në aleancën euro-atlantike dhe për të promovuar vlerat demokratike, paqen dhe sigurinë rajonale.
