Kryetari i studentëve në Fakultetin Juridik e “bën për pesë pare” Jeton Shasivarin

Kryetari i studentëve në Fakultetin Juridik ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe analizave të profesorit Jeton Shasivari, duke i konsideruar ato si të panevojshme dhe të papërfaqësuese për zërin e studentëve.

Në një reagim publik, ai u shpreh qartë se studentët nuk kanë nevojë për ndërmjetës apo “interpretime” nga të tjerët, duke theksuar se ata janë të aftë të artikulojnë vetë qëndrimet e tyre.

“Ju lutem, kurseni ‘analizat’ në emrin e studentëve! Nuk kemi nevojë për ‘ekspertë’ që të na interpretojnë. Qëndrimet tona i themi vetë, shumë qartë,” deklaroi ai.

Më tej, kryetari i studentëve nënvizoi se nuk ekziston asnjë paqartësi në mesin e studentëve lidhur me zhvillimet aktuale, duke shtuar se ata i kuptojnë shumë mirë edhe qëndrimet e Presidentes, ashtu edhe ato të Ministrit të Drejtësisë.

Ky reagim vjen në një moment kur debatet publike për çështje juridike dhe politike janë intensifikuar, ndërsa studentët duket se kërkojnë të distancohen nga çdo përpjekje për t’u përdorur si argument në diskutime më të gjera politike.

Back To Top