Kryetari i UNT: Mos flisni në emër të studentëve – kërkojmë përgjegjësi!

Kryetari i studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” (UNT) ka dalë me një reagim publik, duke u bërë thirrje të gjithë atyre që deklarohen në emër të studentëve të tregojnë përgjegjësi dhe të shmangin keqpërdorimin e zërit të tyre.

Në reagimin e tij, ai thekson se kauza studentore nuk është hapësirë për mendime individuale të shpërndara pa përgjegjësi, por për një qëndrim të përbashkët që duhet ruajtur dhe respektuar.

“Lutje publike për të gjithë ata që flasin në emër të studentëve: kjo kauzë nuk është vend për mendime individuale të shpërndara pa përgjegjësi. Kërkesa e studentëve është e qartë. Nëse dikush dëshiron të japë mendim, të paktën ta bëjë pa u thirrur në emër të studentëve,” thuhet në reagim.

Ai shton më tej se çdo deklaratë publike ka peshë dhe ndikim, duke apeluar për maturi dhe kujdes në komunikim.

Back To Top