Kumanova ‘në zjarr’ pas vendimit të VLEN pse kjo mbështetje për Dimitrievskin po ngjall reagime

Vendimi i koalicionit VLEN për të mbështetur Maksim Dimitrievskin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kumanovë ka ndezur debat të fortë në opinion.

Takimi mes liderit të VLEN-it Izet Mexhiti dhe kandidatit të ZNAM-it është pritur me reagime të shumta, si brenda elektoratit shqiptar ashtu edhe në mesin e qytetarëve të Kumanovës.

Dimitrievski deklaroi se ka marrë “mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme” nga VLEN, duke e cilësuar këtë si shembull të bashkëpunimit multietnik dhe vizionit të përbashkët për qytetin.

Por në rrjete sociale dhe në opinion publik janë ngritur pyetje mbi motivet e vërteta politike të këtij vendimi, dhe se kujt mund t’i shkojë në favor kjo aleancë e papritur.

A është kjo një strategji e mençur për unitet, apo një lëvizje që mund të ndryshojë ekuilibrat politikë në Kumanovë?

Back To Top