Kurthi që Mickosi po përgatit me Ligj për përfaqësim të drejtë
Nga Sefer Selimi
Kryeministri Mickoski paralajmëroi se në ditët në vijim Ligji i Karakamishevës për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të kalojë në Qeveri dhe më pas para deputetëve për miratim. Strategjia e tij dhe e kësaj Qeverie është e qartë: deputetët të vendosen para dy zgjidhjeve që janë njëlloj të dëmshme.
E para, të votojnë një ligj të dobët, pa mekanizma ndëshkues dhe pa detyrim real për zbatim, duke e lënë zbatimin e tij në mëshirën e udhëheqësit të institucionit.
E dyta, ta refuzojnë këtë ligj të dëmshëm dhe më pas të akuzohen se nuk po e votojnë “zgjidhjen”.
Ky është një kurth i pastër politik.
Unë mendoj se është shumë më e drejtë të mos ketë fare një ligj të tillë si ky i Karakamishevës, sesa përmes një ligji të legalizohet dhe legjitimohet shpërfillja e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Prandaj, ky ligj nuk duhet të kalojë.
