Kush po gënjen publikisht? Kryetari i Shkup apo i Çair – pse njëri shkruan “Lazar Terpovski” e tjetri “Ferid Murati”?
Shkup – Një situatë e pazakontë ka nxitur reagime dhe pikëpyetje në opinionin publik, pasi dy poste të publikuara nga përfaqësues institucionalë japin emra të ndryshëm për të njëjtën rrugë. Në njërin publikim ajo përmendet si “Lazar Terpovski”, ndërsa në tjetrin si “Ferid Murati”.
Kjo mospërputhje ka hapur debat mbi saktësinë e informacionit dhe përgjegjësinë institucionale në komunikimin me qytetarët. Opinioni publik kërkon qartësi: bëhet fjalë për gabim teknik, keqinformim apo qëndrim të qëllimshëm?
Qytetarët presin një sqarim zyrtar për të shmangur konfuzionin dhe për të garantuar transparencë në vendimmarrje dhe komunikim publik. Deri atëherë, dilema mbetet: cili është emërtimi i saktë i rrugës?
