KUSH QËNDRON PAS ANKETËS SË RREME? 400 MIJË EURO NGA QEVERIA PËR “REALITET TË FABRIKUAR”
Një “anketë” e publikuar nga Market Vision po qarkullon në media si fakt. Por pas saj, pyetja kryesore nuk është rezultati. Është: kush e ka porositur dhe pse?
Sipas të dhënave publike, Market Vision ka përfituar rreth 400.000 euro nga qeveria për shërbime që lidhen pikërisht me matjen e opinionit publik. Në këtë kontekst, çdo “anketë” që prodhohet nuk mund të trajtohet si e pavarur.
Kur një kompani që financohet nga qeveria publikon anketa politike, ajo nuk është më matës i realitetit. Ajo bëhet instrument për ta krijuar atë realitet.
Në momentin kur brenda VLEN-it ka përplasje të hapur për lidership, kjo anketë del në publik për të paraqitur një kandidat si “favorit”. Jo rastësisht. Jo pa qëllim.
