LAJM I FUNDIT:DEGA E LD STUDENIÇAN “KËPUT” LIDHJET me VLEN dhe Lëvizjen Demokratike

Zhvillim i fortë në skenën politike lokale. Dega e Lëvizjes Demokratike – Studeniçan ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e lidhjeve si me VLEN, ashtu edhe me Lëvizjen Demokratike.

Përmes një reagimi publik, ata bëjnë të ditur se vendimi është marrë pas analizës së situatës aktuale dhe rrethanave të krijuara, duke theksuar se angazhimi i tyre politik do të vazhdojë mbi baza të reja dhe me qasje të pavarur.

“Në rrethanat e krijuara, kemi vendosur të distancohemi nga strukturat dhe aktivitetet e deritanishme”, thuhet në njoftim.

Ky hap pritet të ndikojë në dinamikat politike në Studeniçan, ndërsa mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet e ardhshme.

Back To Top