LD kundër Rexhep Memedit: Prioritet duhet të jenë fëmijët, jo aktivitetet politike

Lëvizja Demokratike ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së drejtorit të Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi, në aktivitete që nuk lidhen me sektorin e shëndetësisë.

Sipas reagimit, është shqetësuese që drejtori i një institucioni kaq të ndjeshëm shfaqet në inspektime rrugësh, në një kohë kur prania e tij kërkohet pranë pacientëve dhe stafit mjekësor.

“Institucionet shëndetësore nuk janë për fotografi dhe shëtitje politike, por për punë serioze dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Fëmijët që kanë nevojë për trajtim nuk mund të presin për shkak të angazhimeve që nuk kanë lidhje me shëndetësinë,” thuhet në reagim.

Back To Top