Lëvizja Demokratike (LD), e udhëhequr nga Izet Mexhiti, ka thirrur një mbledhje urgjente me funksionarët e saj në objektin e Komunës që ai drejton. Informacioni bëhet i ditur nga burime brenda partisë, të cilat theksojnë se takimi është organizuar me prioritet të lartë dhe me pjesëmarrje të strukturave drejtuese lokale, raporton ontarget.mk.
Sipas të njëjtave burime, mbledhja vjen pas publikimit të një fotografie ku ish-ministri i BDI-së, Blerim Bexheti, shihet në shoqëri të figurave të larta të LD-së, përfshirë Muhamet Ahmeti dhe Irfan Buçi.
Fotoja ka nxitur reagime dhe spekulime në opinion, veçanërisht për kontekstin dhe mesazhin politik që mund të përcjellë.
