Ligj për diskriminim, jo për përfaqësim” – reagim i ashpër ndaj propozimit të ri
Një valë reagimesh ka shpërthyer në opinion pas publikimit të një propozim-ligji të hartuar nga Tanja Karakamisheva, i cili po cilësohet si hap prapa për të drejtat e shqiptarëve në administratë.
Sipas kritikëve, ky propozim nuk garanton përfaqësim të drejtë, por përkundrazi rrezikon të rikthejë praktikat diskriminuese të periudhës para vitit 2001. Në reagim theksohet se:
Ligji nuk parasheh kuota etnike, çka ngre frikën për rikthimin e përfaqësimit minimal të shqiptarëve në institucione; Nuk ekziston obligim për identifikim etnik gjatë punësimit apo avancimit; Mungojnë masa ndëshkuese, duke e bërë të pamundur zbatimin real të barazisë.
Një zhvillim që ka shtuar edhe më shumë tensionet është tërheqja e një profesori shqiptar nga grupi punues, i cili ka refuzuar të jetë pjesë e asaj që e ka cilësuar si “proces i dirigjuar”.
Reagimi publik ka qenë i fortë edhe nga Arbër Ademi, i cili e ka quajtur këtë iniciativë si një kthim të rrezikshëm pas dhe një goditje ndaj parimeve të barazisë.
“Ky nuk është ligj për përfaqësim, por ligj për diskriminim,” thuhet në reagim, duke ngritur alarmin për pasojat që mund të ketë në funksionimin e institucioneve dhe në të drejtat e komuniteteve.
Debati mbetet i hapur: A po ndërtohet një sistem mbi meritë dhe barazi, apo po rrezikohet të rikthehen padrejtësitë e së kaluarës?
