Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, Sh.T. Fatih Ulusoy, morën pjesë në manifestimin e organizuar nga Myftinia e Gostivarit me rastin e shënimit të Natës së Beratit.
Manifestimi u mbajt në një atmosferë shpirtërore dhe solemne, ku u theksua rëndësia e kësaj nate të veçantë në traditën islame, si dhe vlerat e besimit, paqes, solidaritetit dhe bashkëjetesës.
Me këtë rast, kryetari Limani vlerësoi rolin e Myftinisë së Gostivarit në ruajtjen e vlerave fetare dhe kulturore, duke theksuar se Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve që promovojnë harmoninë dhe respektin ndërfetar.
Pjesëmarrja e ambasadorit Ulusoy në këtë manifestim dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Republikës së Turqisë dhe Komunës së Gostivarit, si dhe respektin për traditat dhe jetën fetare të qytetarëve.
