Lirimi i komandantëve të UÇK-së? Rama e Osmani bisedojnë me Trump pas takimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij gjatë mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, i kushtoi një pjesë të veçantë çështjes së Kosovës dhe sfidave që përballet drejtësia ndërkombëtare për ish-udhëheqësit e vendit.

“Më lejoni që të tërheq vëmendjen tek një konflikt shumë afër Shqipërisë, ku liderët tanë u përballën me pengesa serioze në rrugën drejt paqes dhe drejtësisë. Presidenti i Kosovës atëherë u pengua brutalisht që të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë për të firmosur një marrëveshje paqeje me Presidentin Trump”, deklaroi Rama, duke kujtuar përpjekjet diplomatike të viteve të shkuara për stabilizimin e rajonit.

Ai kritikoi mënyrën se si funksionuan gjykatat ndërkombëtare ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-liderëve kosovarë, duke i cilësuar proceset si të padrejta dhe të turpshme.

“Sot, presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vite në paraburgim përpara një gjykate të veçantë në Hagë, e sponsorizuar nga disa shtete demokratike, disa prej të cilave duhet të ndihen të turpëruara për atë tip drejtësie ndërkombëtare”, tha Rama.

Kryeministri theksoi rëndësinë e ndërhyrjes ndërkombëtare dhe mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën, duke paralajmëruar se vetëm pak muaj ndajnë një lider që u ngrit nga rezistenca ndaj spastrimit etnik për të arritur stabilitet dhe paqe, nga një rezultat i mundshëm i padrejtësisë së vazhdueshme ndërkombëtare.

 hir të Zotit, zoti President, le të bëjmë diçka para se, siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish. Kosova ka nevojë për drejtësi dhe për një mbështetje të sinqertë nga komuniteti ndërkombëtar”, shtoi Rama.

Kryeministri Rama tha gjatë fjalës së tij se Shqipëria ka pranuar të marrë pjesë për të kontribuar me trupa në Gaza. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh shpresëplotë për të ardhmen e Gazës dhe fëmijëve palestinezë.

“Shqipëria ka pranuar të marrë pjesë në forcën stabilizuese ndërkombëtare me trupa për të kontribuar me trupa në Gaza. Kam propozuar që ky bord të ftojë të gjitha vendet për të kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për të krijuar infrastrukturë publike për fëmijë në Palestinë, të cilët janë edhe pengjet më të pafajshme të veprimeve lunatike të Hamasit. Përveç faktit që po vendosni paratë dhe po sillni arkitektët për ta jetësuar këtë projekt, ky projekt merr formë konkrete dhe atë të ardhme që populli palestinez meriton. ne Jemi krenarë që marrim pjesë në këtë projekt”.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi gjithashtu edhe mbështetjen e vendit tonë ndaj kësaj iniciative për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

“Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e këtij udhëtimi. Mbështetja e plotë që kjo nismë mori në parlamentin tonë flet vetë. Shqipëria e vendosur të jetë anëtarë themeluese e këtij bordi. Nuk më duket si përpjekje për të zëvendësuar OKB-në, por për të zgjuar atë gjigand agonizues. Të shpresojmë që do të ketë paqe. Të komplimentoj për rolin tuaj për ti dhënë fund konflikti në Gaza”.

Ai falënderoi Presidentin Trump dhe pjesëmarrësit e Bordit të Paqes për mundësinë që Shqipëria të përfaqësojë një zë të fuqishëm për paqen dhe drejtësinë në rajon, duke siguruar që historia dhe sakrificat e Kosovës të mos injorohen.

“Shqipëria është e nderuar të jetë pjesë e këtij procesi dhe shpresojmë që zëri ynë të ndihmojë në sigurimin e një të ardhmeje më të drejtë për Kosovën dhe për njerëzit që kanë luftuar për lirinë e tyre,” përfundoi Rama, duke lidhur mesazhin e tij për Ballkanin me vizionin më të gjerë të Bordit për paqe dhe stabilitet global.

Back To Top