Mesazh pa emra, por me adresë të qartë nga Ambasadori Meidani

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka reaguar në mënyrë të tërthortë përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë një citat të Napoleon Bonaparte: “Në politikë, budallallëku nuk është pengesë.”

Postimi, i shoqëruar me hashtagun #çponadëgjojneveshët, është interpretuar si një mesazh diplomatik me prapavijë politike, në dritën e zhvillimeve të fundit në vend.

Reagimi vjen pas debateve në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ku zëvendëskryeministri Aleksandër Nikoloski përmendi në disa raste Republikën e Shqipërisë, si dhe figura të politikës shqiptare si Ilir Meta dhe Edi Rama.

Megjithëse Meidani nuk përmendi drejtpërdrejt emra apo situata konkrete, koha e publikimit dhe konteksti politik e bëjnë mesazhin e tij të lexohet si një përgjigje e qartë ndaj retorikës së përdorur në seancën parlamentare.

Back To Top