Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në Hagë.

Ai tha se vendimi i Izet Mexhitit për përkrahjen e protestës nuk e shikoj si diçka të mirë.

“Mirë është ta pyetni Mexhitin për këtë. Qeveria nuk do ta përkrah këtë protestë, por të të angazhohemi që kjo të kalojë qetë, të ketë incidente. Mendoj se përkrahja e Mexhitit është për shkak të presionit të organizatorëve se frikësohet mos të humb pikë politikë, që mendoj se është diçka e gabueshme”, tha Mickoski.

Më vjen keq që ka disa që e përkrahin këtë proces haptas dhe sipas mendimit tim kjo nuk duhet të ndodhte, por ky është vendimi i tyre.

Ne si qeveri do të angazhohemi që kjo të kalojë qetë dhe për të njëjtën kemi informuar edhe partnerët tanë strategjik”, tha Mickoski.

Back To Top