Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. VLEN jo vetëm që e harroi kushtin për qeverisje, por as nuk pyetet nga askush.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka qenë i prerë në qëndrimin e tij se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, duke e bërë të qartë se kjo çështje nuk është në agjendën e qeverisë sa kohë që ai është në krye të saj.

Kjo deklaratë e Mickoskit vë në pikëpyetje serioze rolin dhe ndikimin e koalicionit VLEN, i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte vendosur ndryshimet kushtetuese si kusht për qeverisje. Megjithatë, me këtë qëndrim të kryeministrit, rezulton se VLEN jo vetëm që e ka harruar këtë kusht, por as nuk pyetet dhe as nuk ka ndikim real në vendimmarrje.

Deklarata e Mickoskit shihet nga opinioni publik si konfirmim se VLEN ka mbetur dekor politik në qeveri, pa fuqi për të imponuar premtimet dhe kushtet me të cilat kishte kërkuar votën e qytetarëve.

Ndërkohë, nga VLEN nuk ka pasur ende asnjë reagim zyrtar për këtë qëndrim të hapur të kryeministrit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për rolin real të këtij koalicioni brenda qeverisë.

Back To Top