Tetovë – Sot u përurua objekti i rikonstruktuar i shkollës së mesme “Mosha Pijade” në Tetovë, një projekt i realizuar gjatë mandatit të ish-ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, në kuadër të BDI-së.
Ky objekt është nisur dhe udhëhiqet nga Shaqiri dhe tashmë është përfunduar, duke sjellë kushte më të mira për nxënësit dhe stafin mësimor. Përveç kësaj, edhe rikonstruksioni i shkollës në Sellcë konsiderohet si një tjetër meritë e ish-ministrit. Edhe projektet që tashmë hapen dhe funksionojnë në këtë shkollë janë nën përkujdesjen dhe iniciativën e Jeton Shaqirit, duke treguar vazhdimësinë e angazhimit të tij për përmirësimin e infrastrukturës arsimore.
Nga ana tjetër, VLEN, që nuk ka pasur asnjë rol në këto projekte, vazhdon të mburret me sukseset që në fakt janë realizuar nga BDI-ja dhe ish-ministri Shaqiri. Kjo ka nxitur kritika të ashpra për mungesën e angazhimit të VLEN-it në sektorin e arsimit, duke mos nisur asnjë projekt të ri shkollor dhe heshtur për çështje të rëndësishme si Ligji për Arsimin e Lartë.
