Moment i rëndë për FC Shkupi. Klubi i ligës së parë FC Shkupi ka hyrë në një labirint të ri rreth çështjes së pronësisë së klubit.
Ish-presidenti dhe pronari Jasin Konyali i ka dhënë autorizim dhe kompetenca Bekim Baftijarit, por me këtë nuk pajtohen iniciatorët për shpëtimin e Shkupit, të udhëhequr nga grupi i tifozëve “Shvercerat”. Ata kanë ndërprerë aktivitetet e tyre derisa të nënshkruhet një marrëveshje me shkrim me personin e autorizuar.
Ky është një moment i rëndë në të cilin po hyn Shkupi, kështu që dhjetë ditë para fillimit të gjysmës së dytë të sezonit, tani është absolutisht e pasigurt nëse klubi do të vazhdojë të garojë fare dhe ta pret fati i dy klubeve shqiptare KF Gostivar dhe KF Voska që u dërguan në ligën e katërt apo në rangun më të ulët të garave.
Qytetarët presin të kyçen edhe institucionet lokale pasi të njejtat kishin premtuar shpëtimin e klubit gjatë zgjedhjeve lokale.
