Muhamet Ameti me kritika ndaj LD-së: Tre vite ekzistencë, vetëm tre mbledhje – sot flitet për shuarje

Muhamet Ameti ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet e fundit brenda LD-së, duke ngritur shqetësime për, siç e quan ai, mungesën e funksionalitetit dhe seriozitetit institucional.

Sipas Ametit, që nga formimi i Këshillit Themelues afro tre vite më parë, janë mbajtur vetëm tre mbledhje, fakt që sipas tij dëshmon për një stagnim të theksuar në funksionimin e organit më të lartë organizativ. Ai theksoi se një strukturë e tillë nuk mund të justifikojë ekzistencën e saj pa aktivitete të rregullta dhe vendimmarrje konkrete.

“Kur për tre vite mbahen vetëm tre mbledhje, atëherë është e qartë se kemi të bëjmë me një organ pothuajse jofunksional,” ka deklaruar Ameti, duke shtuar se diskutimet e fundit për shuarjen e LD-së janë pasojë e drejtpërdrejtë e këtij realiteti.

Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si janë menaxhuar proceset e brendshme, duke i cilësuar zhvillimet e fundit si “manipulim të radhës” dhe përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësitë konkrete.

Back To Top