Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe personalitete të shquara politike kanë reaguar me entuziazëm dhe mbështetje për liderët e Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët po përballen me akuzat për krime lufte në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në një mesazh të dërguar nga Hagë, Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, ka shprehur mbështetje të palëkundur për liderët e Kosovës, duke theksuar se muret dhe burgjet e Hagës nuk mund ta mposhtin të vërtetën dhe idealin e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Ai tha se i ka gjetur ata “të fortë dhe me kokën lart”, pavarësisht padrejtësive dhe akuza të rënda me të cilat po përballen.
“Ata i shërbyen Kosovës me sakrificë dhe tani qëndrojnë të fortë, me kokën lart, pavarësisht sfidave të mëdha që po kalojnë. Ky proces tani po shkon drejt fundit dhe presim që fundi të jetë i drejtë. Zvarritjet nuk i shërbejnë askujt: as drejtësisë, as Kosovës dhe as bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai në deklaratën e tij.
Ai gjithashtu theksoi se Kosova po i pret bijtë e saj me krenari dhe se liria e Kosovës ka emrat e këtyre liderëve. Për të, rikthimi i tyre në shtëpi do të shënojë një moment historik të rëndësishëm për vendin dhe do të nënkuptojë fitoren e të vërtetës mbi padrejtësitë.
“Kosova po i pret bijtë e saj me krenari. Liria ka emrat e tyre dhe ata po rikthehen në shtëpi. Të fala nga Haga! Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor”, përfundoi ai.
Përkrahja për liderët e Kosovës ka qenë e vazhdueshme, ndërsa populli kosovar dhe politikës vendase janë shprehur të gatshëm për t’i mirëpritur ata në atdhe. Ritmi i procesit gjyqësor po shkon drejt fundit, me shpresa për një epilog të drejtë dhe të shpejtë që do t’i kthejë ata në shtëpi dhe do të çojë përpara procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
