Këshilltari komunal i Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafi, ka reaguar publikisht pas ftesës për bisedë informative në polici, duke pretenduar se kjo ka ardhur, sipas tij, kur demaskoi “gënjeshtrat dhe gënjeshtarët” në skenën politike lokale.
Përmes një postimi, Mustafi thekson se videoja në që ka publikuar nê rrjete sockale nxjerr në pah deklarata të pavërteta dhe manipulime nga ana e këshilltarit të VLEN-it në Kumanovë, Skender Osmani.
Ai thekson se thënia e së vërtetës ka nxitur reagim të menjëhershëm, duke çuar deri te denoncimi i tij në SPB Kumanovë.
Mustafi e cilëson këtë veprim si një përpjekje për të ushtruar presion politik dhe për të heshtur zërat kritikë, duke e quajtur një “gjest të turpshëm të pushtetit”.
Ai u bën thirrje qytetarëve që ta shohin videon dhe të gjykojnë vetë mbi vërtetësinë e pretendimeve dhe sjelljen e përfaqësuesve politikë.
